Wednesday, April 29, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Për ju që e humbët: Kjo është lista zyrtare me 19 konkurrentët e “Ferma VIP 3”

Mbrëmjen e djeshme nisi edicioni i tretë i reality show-t “Ferma VIP”, duke prezantuar para publikut kastin zyrtar të këtij sezoni.

Gjatë spektaklit të parë, personazhe të njohur nga fusha të ndryshme kaluan pragun e shtëpisë për të nisur këtë aventurë unike televizive. Në këtë rrugëtim, publiku do të ketë mundësi të ndjekë nga afër dinamikat, sfidat dhe marrëdhëniet mes konkurrentëve.

Mes emrave të konfirmuar që u bënë pjesë e formatit janë këngëtaret Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, aktorët Elvis Pupa, Romir Zalla, Akil Varfi dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti.

Kasti pasurohet më tej me artistë, prezantues dhe influencues të tjerë, duke përfshirë Toni Vilaçaj, Blerina Bajko, Indri Shiroka, Fabjola Elezaj dhe Dona Sina. Gjithashtu, garës i janë bashkuar edhe Adion Pula, Sara Karaj, Vanesa Sono, Xhesi Loci, Malbora Gurra, Gresa Sekiraqa, DJ Fairfax dhe Khuba.

Kujtojmë se gjatë këtij rrugëtimi prej 100 ditësh, të gjithë këta konkurrentë do të monitorohen 24 orë në 24 nga një numër rekord kamerash, teksa do të përballen me sfidat e jetesës rurale dhe do të garojnë për shpërblimin e madh prej 200 mijë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles