Friday, May 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Marrëveshja u prish në moment të fundit! Kjo është arsyeja pse Fero i tha “Jo” Arbanës dhe “Ferma Vip”

Edicioni i tretë i “Ferma VIP” ka nisur zyrtarisht, duke shënuar edhe rikthimin në ekran të moderatores Arbana Osmani.

Megjithatë, një nga emrat më të përfolur para startit të spektaklit, reperi Fero, nuk u bë pjesë e garës, pavarësisht pritshmërive të mëdha.

Sipas burimeve të Prive, ai kishte zhvilluar bisedime konkrete për t’iu bashkuar formatit, madje ishte konsideruar si një nga hyrjet e sigurta. Por në momentet e fundit, marrëveshja nuk është finalizuar për shkak të mosdakordësimit në aspektin financiar.

Ndërkohë, spektakli ka nisur me një kast personazhesh të njohur, ku pjesë e aventurës janë emra si Jonida Maliqi, Soni Malaj, Malbora Gurra, Romir Zalla, Akil Varfi, Mimoza Ahmeti, Sara Karaj, Blerina Bajko, Fabiola Elezaj dhe Indri Shiroka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles