Postimi i fundit motivues i Ledion Liços ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, duke shpërndarë energji pozitive dhe mesazhe frymëzuese për të gjithë ata që e ndjekin. Me fjalë të thjeshta, por të fuqishme, ai rikujtoi se drita dhe shpresa gjenden gjithmonë, edhe në momentet më sfiduese të jetës.
Paralelisht, shumë ndjekës kanë shprehur admirimin e tyre edhe për mënyrën se si Ledion Liço po moderon Big Brother VIP, duke e cilësuar prezencën e tij profesionale, dinamike dhe mjaft të natyrshme në ekran. Komentet pozitive dhe reagimet e shumta tregojnë se ai ka arritur të krijojë një lidhje të fortë me publikun, duke e bërë spektaklin edhe më tërheqës.
Po juve, si ju është dukur moderimi i tij në Big Brother VIP?





