Teksa tensionet rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, marrëdhënia mes Gimbos dhe Selinës po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut.
Dyshja janë parë gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa momentet e tyre së bashku janë bërë më të ngrohta dhe mjaft të komentuara në rrjet.
Afrimiteti i tyre ka bërë që jashtë mureve të shtëpisë të ketë shumë mbështetës për dyshen.
Së fundmi, një faqe mbështetëse në Instagram ka shtuar edhe më shumë “zjarrin” me një pyetje plot humor dhe ngacmim për Selinën: “A t’jep nana n’Kosovë?”.
Por ajo që e bëri situatën edhe më interesante ishte reagimi i motrës së Gimbos, Elona Blakaj. Ajo iu përgjigj publikisht me fjalët: “E jep, e jep”, duke e shoqëruar komentin me një emoji zemrash.






