Prokuroria e Apelit, së fundmi ka ankimuar vendimin e marrë nga Gjykata përmes së cilës artisti i njohur shqiptar, Luiz Ejlli u shpall i pafajshëm.
Burime për mediat bëjnë me dije se dosja në ngarkim të tij ndodhet tashmë në Gjykatën e Lartë ndërsa relator i kësaj çështje mësohet se është Sokol Binaj.
Kujtojmë se Gjykata e Fierit e dënoi artistin me 1 vit burg për falsifikim dokumentash të një shume prej 210 mijë eurosh, vepër penale e kryer në bashkëpunim. Vendimi në fjalë u ankimua në shkallën e dytë, ku Apeli, më 8 Maj 2025, e cila vemndosi ta shpallë të pafajshëm.
Për Fatmir Abdurramanin të cilit i është hartuar deklarata noteriale nga Ejlli, Gjykata e Fierit ka dhënë masën arrest me burg për 18 muaj. Ky i fundit rezulton të jetë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit ndërsa në 2021 ishte firmosur sekuestroja e pasurive ndërsa në 2022 iu konfiskuan pasuritë.
Si nisën problemet e Luiz Ejllit me drejtësinë shqiptare:
Kjo histori e ka zanafillën që në vitin 2021, kur organi i akuzës do të kërkonte sekuestrimin e pasurive të shtetasit Fatmir Abdurramani si të pajustifikuara me burime të ligjshme. Sekuestro e kërkuara asokohe nga Prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021.
Pak muaj pas kësaj sekuestro, Abdurramani i cili po ashtu është dënuar së fundmi me 18 muaj burg ka depozituar aso kohe një deklaratë noteriale bërë tek Noteri Luiz Ejlli.
Më 25 shkurt 2022, Fatmir Abdurramani paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij ishte bërë tek zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në facsimile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015.”





