Thursday, May 7, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Artan Kola rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23 vitesh, më tha s’të njoh

Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, Artan Kola ka ndarë me publikun një rrëfim të ndjerë dhe tepër personal për jetën e tij.

Ai tregoi se babai e kishte lënë kur ishte vetëm 8 vjeç, ndërsa më vonë familja u përball me një tjetër tragjedi: sëmundjen e rëndë të nënës. Në vitin 1998, familja zbuloi se ajo ishte me kancer dhe, sipas tij, nuk mundi të operohej. Në moshën 49-vjeçare, nëna e tij ndërroi jetë, duke lënë pas një boshllëk të madh në jetën e tij.

“Jam rritur nga nëna. Kur rritesh nga një femër e fortë, ia di ku e ka pikë të dobët,” u shpreh ai mes emocionesh.

Artan Kola foli edhe për marrëdhënien me të vëllanë, Albanin. Sipas rrëfimit, pas largimit në Greqi në fillim të viteve 2000, ai humbi kontaktet me të për 23 vite. Vetëm në vitin 2023 arriti ta gjente sërish, por përballja ishte tronditëse.

“I thashë: jam Tani, vëllai jot. ‘S’të njoh’, më tha. U shokova, nuk dija çfarë të bëja,” rrëfeu ai, duke shtuar se edhe sot nuk e di se çfarë ka ndodhur me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles