Lim Hoti mesa duket ka lënë pas jo vetëm eksperiencën e tij në Big Brother, por edhe raportet me Dolçen dhe Albën. Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë, ai është rikthyer në bazën e tij në Tiranë, në banesën ku jeton.
Së fundmi, Lim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim në rrjete sociale, ku shihet një vajzë duke fjetur në shtratin e banesës së tij. Detajet mbeten ende të paqarta, por imazhi ka ndezur menjëherë spekulimet se jeta e tij sentimentale ka hyrë në një kapitull të ri.





