Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Të duash sa janë gjallë! Mësimi që na la Shpat Kasapi

Humbja e Shpat Kasapit preku shumë zemra. Pas largimit të tij, rrjetet u mbushën me fjalë të mira, me kujtime, me deklarata dashurie e vëllazërie. Shumë e quajtën mik, shumë e quajtën vëlla.

Por dita e ceremonisë mortore tregoi një të vërtetë të heshtur, aty ishin vetëm ata që e deshën vërtet, ata që i qëndruan pranë gjithmonë, pa zhurmë, pa kamera, pa fjalë të mëdha. Ata që dhimbjen e tyre s’e shpërndanë për botën, por e mbajtën në zemër.

Ky kontrast i hidhur na kujton diçka thelbësore: njerëzit duhet t’i duam sa janë gjallë. Duhet t’u rrimë pranë kur kanë nevojë, t’i mbështesim kur janë në heshtje, t’i vlerësojmë pa pritur momentin kur nuk do të mund të na dëgjojnë më. Sepse nesër, për ta apo për ne, mund të jetë shumë vonë.

Largimi i Shpatit na dha një mësim të madh për dashurinë e vërtetë, ajo nuk bërtet, nuk shfaqet vetëm në ditë të zeza, por qëndron aty çdo ditë, e palëkundur.

Prehu në paqe, Shpat. Faleminderit që na rrite me këngët e tua. Do të kujtojmë gjithmonë me buzëqeshjen tënde!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles