Friday, May 15, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ishte në Bolonja për një koncert dhe nuk u ndie mirë, momentet e fundit të Shpat Kasapit

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi mëngjesin e sotëm ndërroi jetë papritur, në Itali. Ai raportohet se pësoi atak kardiak. Mësohet se Kasapi ishte në një koncert në Bologna. Ai nuk u ndje mirë dhe u largua nga lokali. Më pas ndërroi jetë.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

Ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore.

Prej vitesh ka qenë një figurë e pandashme e muzikës pop shqiptare, duke ruajtur popullaritetin falë stilit të tij karakteristik dhe këngëve që vazhdojnë të dëgjohen gjerësisht.

Shpat Kasapi ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë.

Vetëm pak muaj më parë ishte folur për një divorc.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles