Friday, May 15, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

U largua nga gara dhe la vendin e Shqipërisë bosh, reagon Flavia Harizaj: Jetën që kam ndërtuar, s’do e ndryshoja

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss Universe, Flavia Harizaj, ka reaguar për herë të parë pas mungesës së saj të papritur në natën finale të kompeticionit botëror. Në një deklaratë të gjatë të publikuar në Instagram, Flavia shpjegon arsyet personale dhe sfidat që e çuan në këtë vendim, duke theksuar se gjithçka ka bërë ka qenë zgjedhje e saj e pavarur.

“Çdo hap që kam bërë ka qenë vendim personal, i marrë nga unë dhe vetëm nga unë. Nuk ka pasur askënd tjetër që ka vepruar në vendimin tim, as askënd që ka marrë përgjegjësi në emrin tim”, shkruan ajo, duke theksuar se të gjitha sfidat dhe përgatitjet i ka përballuar e vetme.

Harizaj nënvizon mungesën e mbështetjes profesionale në Shqipëri për garat ndërkombëtare të këtij niveli, duke treguar se shpesh është detyruar të përballet vetë me situata që normalisht duhen menaxhuar nga një ekip i tërë. Sipas saj, presioni, lodhja dhe keqkuptimet e krijuara gjatë kësaj periudhe e kanë bërë rrugëtimin edhe më të vështirë.

Ajo thekson se mesazhi i saj nuk është justifikim, por një reflektim i sinqertë:
“Kjo eksperiencë më mësoi të njoh kufijtë e mi, forcën time dhe mbi të gjitha të kuptoj që kjo rrugë nuk ishte ajo që unë dëshiroja për veten time, të paktën jo në këtë formë.”

Në një postim të dytë, Flavia shprehet se pavarësisht çdo titulli apo skene, vlerën më të madhe për të e ka jeta e qetë dhe njerëzit që e duan sinqerisht:
“Jeta që kam krijuar jashtë vëmendjes është diçka që nuk do ta ndërroja me asgjë. Ajo është fitorja ime më e madhe.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles