Elton Ilirjani ka reaguar në rrjetet sociale duke bërë një njoftim të rëndësishëm për ndjekësit e tij. Ai ka ndarë në “Instagram Story” një postim që qarkullon në emër të këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, duke theksuar se faqja që po publikon mesazhe në emrin e saj është fallco.
Në postimin e tij, Ilirjani shkruan:
“Kjo faqja është fallco! Na ka bërë dhe block dhe vazhdon hiqet si Parashqevi Simaku! Gjendet në Facebook! Ndihmoni duke e bërë report!”
Ky reagim vjen pas një statusi emocional të publikuar nga llogaria që mban emrin e Parashqevi Simakut në Facebook, ku pretendohej se artistja po i drejtohej djalit të saj me një mesazh prekës.
Ilirjani sqaron se faqja nuk është e vërtetë dhe bën thirrje për raportimin e saj, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e informacionit të rremë dhe abuzimi me emrin e artistes.
Ky është një kujtesë e rëndësishme për publikun që të verifikojë burimet përpara se të besojë apo ndajë postime të ngjashme në rrjete sociale.





