Në “garën” miqësore prindërore se kujt i ngjan më shumë fëmija, duket se Dafina Zeqiri sapo ka dhënë përgjigjen përfundimtare.

Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, u bënë prindër për herë të parë në korrik të këtij viti, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Daskan.
Që atëherë, këngëtarja ka ndarë herë pas here momente nga jeta e re si nënë, por kjo foto duket se konfirmon atë që vetë Dafina mendon për ngjashmërinë e të birit.
Megjithatë, jeta e re si nënë nuk e ka ngadalësuar aspak “uraganin” e skenës shqiptare.
Përkundrazi, Dafina Zeqiri po përgatitet për një mbyllje të fuqishme të vitit dhe ka paralajmëruar disa nga projektet më të mëdha të karrierës së saj.
Për të gjithë fansat, aktiviteti i Dafinës është në kulmin e tij.
Pritjes së gjatë po i vjen fundi.
Dafina ka zyrtarizuar koncertin e saj më të madh recital, të titulluar “SUPERNOVA”. Ky event, i përshkruar si një “përvojë e plotë ndijore”, do të mbahet në Prishtinë më 25 Dhjetor 2025, në Sallën 1 Tetori.
Biletat tashmë kanë dalë në shitje dhe pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit.




