Po përflitet se çifti Lela dhe Leo, i cili u njoh dhe nisi një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, është ndarë.
Lidhur me raportin mes në “Weekend” në Klan Kosova kanë folur gazetarët, Agon Rexhepi dhe Albina Zeneli.
Sipas burimeve të Rexhepit, çifti është ndarë, kjo për shkak të largësisë.
“Më ka çuditë si lajm, nuk kam besu në dashurinë e tyre sa janë kanë në BBVK por dolën dhe ma treguan të kundërtën, janë pëlqyer si çift sepse janë kanë të dy të butë. Kanë qenë shumë çift i mirë”, tha Rexhepi, transmeton Klankosova.tv
Ndërkaq, sipas gazetares Alboina Zeneli marrëdhënia është konsumuar, ose çifti po ka krizë që po e përdor edhe për klikime.
Ndryshe, Vula e këtyre dyshimeve u vendos nga fshirja e fotove të përbashkëta nga profilet e të dyve në Instagram, duke e bërë pothuajse të qartë se marrëdhënia mes tyre nuk është në ditët e saj më të mira.





