Nga emrat më të njohur të modës në Shqipëri, Kosovë, Itali, e deri te brandet e reja shqiptare, Albania Fashion Week nga data 3 deri në 5 tetor, riktheu vëmendjen e munguar ndaj industrisë së modës shqiptare.
Në tre netë të jashtëzakonshme (3–5 Tetor), holli i Teatrit të Operës dhe Baletit u shndërrua në një odeon të vërtetë të modës, ku klasi dhe eleganca morën formë përmes skenografisë, ndriçimit, efekteve speciale dhe konceptit modern të prodhimit nga LogIN creative.
Publiku përfshinte ambasadorë, figura politike, artistë, influencer, media dhe profesionistë të modës, duke e kthyer këtë edicion në një pikëtakim të nivelit ndërkombëtar për industrinë kreative shqiptare.
Albania Fashion Week është patenta zyrtare e javës së modës në Shqipëri, anëtare e European Council of Fashion që prej vitit 2007. Këtë vit, ky institucion i dedikoi Shqipërisë dhe Tiranës një artikull të gjerë, duke theksuar se:
“Tirana rikthehet me një javë mode si simotrat e saj evropiane.”
Albania Fashion Week një ngjarje që sfidon standardet dhe nderon trashëgiminë shqiptare të modës realizuar me sukses nga Diana Cekodhima – Presidente e AFW dhe dy agjensitë LogIN creative dhe Click Digital.






