Wednesday, June 10, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Katy Perry vjen në Kosovë, ylli botëror do të performojë në “Sunny Hill Festival” 2026

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të performojë  në edicionin e këtij viti të “Sunny Hill Festival” në Kosovë.

Këngëtarja është emri i parë kryesor që është konfirmuar për këtë edicion të festivalit, duke ngjallur reagime të shumta nga fansat.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të festivalit, ku është publikuar edhe një video me një bisedë telefonike mes Dua Lipës dhe Katy Perryt, përmes së cilës u zbulua pjesëmarrja e saj në festival.

Fansat mezi presin këngëtaren në edicionin e këtij viti, e cila mund të jetë një nga edicionet më të veçanta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles