Sunday, May 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

U akuzua për kultivim lëndësh narkotike, gjykata australiane merr vendimin për Belina Pupën

Gjykata e Magjistraturës në Adelaide ka vendosur të pushojë njërën nga akuzat ndaj terapistes dhe influencueses shqiptare, Belina Pupa, per kultivimin e një sasie droge të kontrolluar.

Sipas dokumenteve gjyqësore, akuza për kultivimin e 43 bimëve kanabisi në një pronë në Ascot Park nuk do të vazhdohet më, duke nënkuptuar se nuk ka asnjë vendim për fajësi apo dënim në këtë drejtim. Megjithatë, çështja e dytë, që lidhet me ndërhyrjen e paautorizuar në furnizimin elektrik, mbetet ende në proces dhe është shtyrë për seancë më 25 nëntor 2025, në Gjykatën e Adelaide.

Sipas dokumenteve, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë periudhës 1 janar deri ne 4 prill 2025.

Kujtojme se Belina Pupa tha se çështja lidhet me një pronë të dhënë me qira, por që është në emrin e saj, duke kërkuar që të pritet mbyllja e procesit gjyqësor për të pasur qartësi të plotë.

“Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira, por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund. Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar,”– tha ajo.

Ndersa, Elvis Pupa tha:

Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europe.

Çdo përpjekje për ta paraqitur ketë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretimi qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles