Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Habit gazetarja: Burrat e martuar filmojnë gratë në momente intime dhe i publikojnë në rrjete sociale

Ditën e djeshme, Italia u trondit pas publikimit të disa imazheve intime të edituara të grave të ndryshme, mes të cilave edhe kryeministria Giorgia Meloni.

Për këtë çështje, gazetarja Alba Kepi ka folur gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Breaking” në Top News. Ajo theksoi se zhvillimi i teknologjisë dhe i inteligjencës artificiale është një nga faktorët kryesorë që lejojnë krijimin e këtyre imazheve, të cilat shpesh shfaqin probleme serioze.

Për më tepër, Kepi njoftoi se ekzistojnë grupe të veçanta në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme ku burra fotografojnë gratë e tyre dhe i publikojnë këto pamje, duke lejuar qasje edhe për të tjerët.

“Para zbardhjes së portalit në fjalë ku u publikuan edhe pamjet ku ishte prezente Meloni, ka pasur një tjetër grup në Facebook ku ishin 33 anëtarë, ku vetë partnerët që fotografonin gratë e tyre edhe në marrëdhënie intime, i publikonin në këtë grup Facebook dhe më pas lejonin anëtarët e tjerë të komentonin mbi to.

Këto raste janë nga partnerë aktualë, jo vetëm ish-partnerë, dhe denoncimi madje ka ardhur nga një grua që kishte zbuluar se partneri e kishte fotografuar në marrëdhënie intime dhe e kishte publikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles