Saturday, November 8, 2025
spot_img
spot_img

Related Posts

Po xhironin episodet e reja në Venecia, ndërron jetë asistenti i regjisorit të “Emily in Paris”

Një anëtar i stafit të serialit të njohur “Emily in Paris” ka ndërruar jetë papritur gjatë xhirimeve të sezonit të pestë në Venecia.

Sipas La Repubblica, bëhet fjalë për Diego Borella, 47 vjeç, i cili punonte si asistent regjisor në produksion. Ai u rrëzua papritur para kolegëve të tij ndërsa po përgatitej një skenë në Hotel Danieli, rreth orës 19:00 me orën lokale të enjten.

Stafi mjekësor i serialit u përpoq t’i jepte ndihmën e parë, por nuk arriti ta shpëtonte. Ekipet e urgjencës, të thirrura menjëherë në vendngjarje, konfirmuan vdekjen në hotel.

Në një deklaratë për BBC News, kompania Paramount Television Studios, e cila prodhon serialin për Netflix, shprehu ngushëllimet e saj:

“Jemi thellësisht të pikëlluar që konfirmojmë ndarjen e papritur nga jeta të një anëtari të familjes së produksionit Emily in Paris. Zemrat tona janë me familjen dhe të dashurit e tij në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë.”

Xhirimet e serialit u pezulluan përkohësisht pas ngjarjes tragjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles