Gazetari i njohur Andi Vrapi ka lançuar platformën e tij të parë online të shkruar, me emrin “The Andidote”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai tregoi se këtë herë ka vendosur të injorojë këshillat e miqve për hapjen e një podcasti dhe të krijojë një hapësirë të dedikuar për opinione dhe mendime personale.
“The Andidote” do të shërbejë si një vend ku publiku do të mund të lexojë reflektime shpeshherë kritike dhe intruzive mbi tema të ndryshme, duke filluar nga arti, kultura, muzika, media, e deri tek showbizi.
“Kërkoj paraprakisht falje për herët që do zgjohem pa humor e nuk do të zgjedh paqe hahaha!” – shkruan Vrapi me humor, duke paralajmëruar se lexuesit duhet të presin një qasje të drejtpërdrejtë dhe pa filtra.





