Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli ka ndarë një moment tepër të ndjerë në rrjete sociale, duke publikuar disa foto me vajzën e tij të vogël Lina Mari dhe një tekst emocional që ka prekur ndjekësit.
“E puth në ballë për ta mbrojtur nga çdo dhimbje dhe të kuptojë se sa e veçantë është për mua. E ngre lart që të prekë yjet, ëndrrat e veta dhe të fluturojë mbi çdo pengesë.
E mbaj në prehërin tim që të ndjejë ritmin e zemrës sime, se që kur erdhi ajo, çdo rrahje ka kuptim, dhe çdo moment më ngjall jetë dhe shpresë.”
Ky postim ka prekur zemrat e shumë fansave, të cilët kanë vërshuar me komente pozitive dhe zemra.





