Alesia Bami, një nga femrat më të dashura të ekranit dhe rrjeteve sociale në Shqipëri, këtë herë ka vendosur të ndajë me ndjekësit një copëz shumë të veçantë nga jeta e saj private: mamanë e saj!
Në një postim të fundit në Instagram, Alesia ka publikuar një foto krah së ëmës dhe ndjekësit kanë mbetur të mahnitur – jo vetëm nga ngjashmëria mes tyre, por edhe nga bukuria dhe eleganca e nënës së saj.
Nuk është hera e parë që Alesia ndan momente familjare, por kjo foto ka rrëmbyer vëmendjen e rrjeteve sociale dhe portaleve, duke sjellë edhe njëherë në fokus trashëgiminë e bukurisë në familjen Bami.





