Eva Murati, gazetarja që prezanton transmetimin e Champions League në Shqipëri, i vuri sërish flakën Instagramit.
Prezantuesja është fotografuar me të brendshme të zeza, duke mbajtur tullumbace të kuqe në formë zemre, me rastin e Shën Valentinit.
Eva u bë e njohur në vitin 2017, kur nisi të drejtonte transmetimin e Champions League në televizionin shqiptar. Murati është marrë me modeling që në moshën 15-vjeçare, si dhe ka marrë pjesë në filma dhe seriale televizive.
Në Shqipëri ajo është krahasuar shumë herë me gazetaren italiane Diletta Leota dhe emisionet e saj thyejnë të gjitha rekordet e vlerësimit.






