Kur përmendim Endrit Mërtirin mund të themi pa asnjë dyshim se është artisti më i talentuar i fotografisë shqiptare.
Së fundmi talenti shqiptar por me sukses ndërkombëtar po feston ditëlindjen e tij në Maldive, aty ku duket se po shijon ashtu siç duhet atmosferën mes detit e palmave gjigande, në formën më të mirë.
Këtë vit kemi kënaqësinë të njoftojmë se Endrit Mërtiri është fotografi zyrtar i panairit të bukurisë, “BeautyFairAlbania” dhe drejtori i fotografisë së panairit.
Me një eksperiencë shumëvjeçare tanimë, ndërkombëtare, si fotograf i brand-eve më të njohura si “Dolce& Gabbana”, “Alviero Martini”, “Tarik Ediz”, këtë vit në “BeautyFairAlbania” do të bashkëndajmë momentet e kapura në mënyrën perfekte e të pakompromistë nga Endrit Mërtiri.
Gati të surprizoheni nga edicionin e radhës që bën bashkë brand-et më të njohura dhe të suksesshme të së bukurës dhe magjikes?





