Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Raporti nuse-vjehërr i krisur? Nicola Peltz sqaron si qëndron e vërteta për raportin e saj me Victoria Beckham

Raporti nuse-vjehërr i krisuar? Nicola Peltz sqaron si qëndron e vërteta për raportin e saj me Victoria Beckham

Katër muaj pasi u martuan në një ceremoni luksoze në Palm Beach, Brooklyn Peltz Beckham dhe Nicola Peltz Beckham dhanë një intervistë të rrallë, ku u shfaqën të dy bashkë. Ata folën për martesën e tyre, të ardhmen dhe sigurisht i kanë sqaruar ato thashetheme që kanë qarkulluar se Nicola nuk shkon aspak mirë me vjehrrën e saj, Victoria Beckham.

Duke folur për “Variety”, të sapomartuarit iu përgjigjën aludimeve  dhe Nicole tha se thashethemet janë të rreme dhe se ajo beson se ato filluan kur ajo nuk veshi fustanin e Victoria Beckham për martesën e saj.

“Unë doja shumë që fustani im i nusërisë të ishte nga Victoria Beckham, por disa muaj më vonë, ajo kuptoi se atelieja e saj nuk mund ta realizonte dot, kështu që më duhej të zgjidhja një fustan tjetër,” tha modelja dhe aktorja e njohur.

“Ajo nuk tha që nuk mund ta veshësh. As unë nuk thashë që nuk doja ta vishja”, ka shtuar ndër të tjera ajo.

Nicola eci nëpër korridor me një fustan të bardhë të mrekullueshëm të personalizuar të Valentino-s, të dizajnuar nga Pierpaolo Piccioli, me një vello të gjatë.

Nicola dhe Brooklyn fillimisht e bënë publike lidhjen e tyre në janar 2020 dhe njoftuan fejesën e tyre në korrik të po atij viti. Të dy Victoria dhe bashkëshorti David Beckham ishin të pranishëm në ditën e propozimit dhe i uruan ata në Instagram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles