Mesa duket Instagrami kohët e fundit po përballet me kritika të mëdha nga përdoruesit e tij, e sidomos nga personazhet e famshëm.
Vetëm pak ditë më parë ka qenë Kim Kardashian dhe Kylie Jenner që kritikuan hapur Instagramit, ku kritikave të tyre ju jane bashkuar edhe shume influencuese të famshme.
Ato shprehen qartazi që Instagrami e ka humbur konceptin e fotove dhe po bëhet një imitim i TikTok duke u fokusuar tek videot më së shumti.
Pas ankesave të shumta, ka ardhur edhe reagimi i CEO i Instagramit, Adam Mosseri, i cili nëpërmjet një videoje në Twitter, tha se aplikacioni do të vazhdojë të suportojë fotot, por do të përqendrohet më së shumti te videot, pasi ato po pëlqehen dhe përdoren më shumë nga njerëzit.
“Një pjesë e madhe e gjërave do të vijojnë të jenë njësoj, por ne duhet të evoluojmë, pasi bota po ndryshon shpejt dhe ne duhet të ndryshojmë bashkë me të”, është shprehur ai.





