Jonida Maliqi padyshim që është një ikonë stili dhe mode ku shumë vajza frymëzohen dhe ngacmohen se si të vishen.
Së fundmi Jonida nëpërmjet një InstaStory ka treguar 3 gjëra që e bëjnë atë të ndihen sexy dhe besoj shumë vajza do e gjejnë veten dhe do e marrin si këshillë.
Në vorbullën e Instagramit, ku shumë përpiqen të duken sa më shumë sexy nëpërmjet formave trupore, Jonida Maliqi ka treguar të kundërtën.
“Të jesh seksi nuk ka të bëjë gjithmonë me gjoksin dhe të pasmet. Ka të bëjë me mënyrën si ecni, si flisni dhe si mendoni”, shkruhet në postimin e publikuar nga Jonida.





