“Miss Universe Albania & Kosovo 2022” po afron.
Konkursi televiziv më i rëndësishëm i bukurisë ka rezervuar super risi për këtë vit.
Eventi i vitit vjen me 2 netë transmetimi live në Vizion Plus dhe Klan Kosova ora 21:00.
Nata gjysëm-finale do të mbahet në datën 9 qershor në Venom Club në Prishtinë nën prezantimin e Teni Vllaçaj dhe Adela Cani, ku do ju njohin me konkurrentet dhe çmimet speciale.
Ndërsa nata finale, ku do të zgjidhet më e bukura e Shqipërisë dhe e Kosovës, do të mbahet në datën 10 qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku krah Teni Vllaçaj këtë herë do të prezantojë këngëtarja e njohur shqiptare Soni Malaj.
Të shtumtë do të jenë yjet që do të shoqërojnë me muzikë këtë mbrëmje magjike si: Manjola Nallbani, Capital T, Anxhela Peristeri, Marsela Çibukaj, Gena, Valon Shehu, Kamela Islamaj, Gerald Murrja dhe Dj Miss Rose.
Surprizat nuk mbarojnë këtu.
E ftuar speciale në natën finale do të jetë “Miss Universe Ukraina 2021” Hanna Nepliakh.
Të gjitha biletat e shitura në natën finale do të dhurohen për familjet në nevojë në Ukrainë, në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës në Tiranë.
Spektaktël i garantuar dhe emocione pafund, ku do të kurorëzohet më e bukura e Shqipërisë dhe Kosovës.
“Miss Universe Albania & Kosovo” organizohet çdo vit në Shqipëri dhe Koosvë nga producenti Eduart Deda në bashkëpunim me televizionet më të ndjekur, duke u shndërruar në eventin më të ndjekur të bukurisë shqiptare.





