Supermodelja Gigi Hadid lançoi bashkëpunimin e saj të fundit, Gigi x Frankies Bikinis, në New York City.
Ajo vendosi të tregojë koleksionin e ri, duke veshur një pjesë nga koleksioni në mbrëmje, pra duke e kthyer totalisht në një veshje të përditshme dhe jo vetëm kur del në plazh.
Modelja i veshi rrobabanjot me pantallona të bardha dhe një çantë dore nga i ndjeri Virgil Abloh, duke i shoqëruar me bizhuteri të shumta kristali. 





