Aftësia e Jennifer Lopez-it për të bërë çdo trend të xhinseve të duket cool mesa duket vazhdon.
Ajo e dëshmoi sërish këtë javë ndërsa ishte jashtë me Ben Affleck në L.A që xhinset nuk dalin kurrë nga moda.
Lopez ka vite që ka veshur xhinse të ngushta dhe nuk duhet të ndalet nëse i pëlqejnë ato. Ajo gjithmonë duket elegante në to, por këtë javë, ajo veshi një stil të ngjashëm që është më shumë në përputhje me tendencat aktuale.
Nëse do ta shihnit veshjen e Lopez nga gjunjët lart, do të mendonit se ajo kishte veshur xhinse të ngushta. Por shikoni drejt këmbëve të saj dhe do të shihni se xhinset shpërthejnë dhe përfundojnë me të çara në kyçin e këmbës. Xhinset kanë një pamje të frymëzuar nga vitet ’70 që tek J.Lo ndihet e freskët.
Jennifer Lopez e kompletoi look-un chic me një bluzë të gjerë me printe lulesh, taka dhe një rrip Gucci.

Dhe nëse tani po e gjeni veten duke kërkuar një palë xhinse të ngushta, shpresojmë t’ju kemi frymëzuar me këtë outfit të J.Lo.





