Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Nënë për herë të tretë, Britney Spears në pritje të ëmbël!

Ylli i popit, Britney Spears njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të parë me të fejuarin Sam Asghari në një postim në Instagram.

Faktin që kishte mbetur shtatzënë e kishte vënë re kur filloi të fitonte peshë. “Kështu që unë bëra një test shtatzënie … dhe uhhhhh mirë … po bëj një fëmijë.”

Britney, e cila tashmë është nënë e djemve Sean Preston, 16 dhe Jayden James, 15 vjeç, nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline, vazhdoi të thoshte se “nuk do të dalë aq shumë” për të shmangur paparacët që t’i bëjnë foto asaj.

Duke reflektuar mbi përvojën e saj të kaluar si një yll në pritje në qendër të vëmendjes, këngëtarja e tha: “Është e vështirë sepse kur isha shtatzënë kisha depresion perinatal… Më duhet të them se është absolutisht e tmerrshme.”

Britney e përfundoi njoftimin e saj duke thënë se tani planifikon “të bëjë joga çdo ditë” në vend që të dalë jashtë, duke shtuar: “Shpërndaj shumë gëzim dhe dashuri!!!”

 

Lajmi për shtatzëninë vjen pothuajse gjashtë vjet pasi Britney u takua për herë të parë me Sam në xhirimet e videoklipit të saj “Slumber Party”. Dyshja filluan të takoheshin menjëherë pas xhirimit dhe u fejuan në shtator 2021, pasi Sam i bëri propozimin me një unazë diamanti 4 karatësh gjatë në shtëpinë e Britney në Kaliforni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles