Së fundmi Rihanna ka dhënë një intervistë të gjatë për “Vogue” duke zbuluar shumë gjëra që të gjithë ne ishim kuriozë të denim për të.
34-vjeçarja, pozoi për kopertinën e majit të Vogue e veshur e gjitha me dantellë, një fustan të bardhë dhe sigurisht në të tjera foto me barkun e rrumbullakosur të zbuluar.
A ka qenë shtatzëni e planifikuar dhe si lindi historia me A$AP Rocky?
Rihanna tregoi se shtatzënia me A$AP Rocky ishte komplet e paplanifikuar. Ajo zbuloi se në fillim ka qenë shok me reperin, por më vonë marrëdhënia e tyre romantike ishte e ngadaltë pasi “njerëzit nuk dalin shumë lehtë nga zona e miqve” me këngëtaren.
Gjatë intervistës, Rihanna tregoi me “detaje” sesa e frikësuar është vetëm sepse dëgjon histori nga gra të tjera që kanë patur probleme me depresionin pas lindjes, duke shtuar se frika më e madhe është “të dalë jashtë kontrollit emocional” pas lindjes së bebit.
Artistja më pas foli edhe për shtatzëninë e saj ku shprehet se gjatë kësaj periudhe artistja ka eksperimentuar dhe guxuar me stilin saj duke thyer tabutë sesi një nënë shtatzënë nuk duhet të ekspozohet shumë me veshjet.
“Kur mora vesh se isha shtatzënë, mendova me vete, nuk do të shkoj të blej rroba për gra shtatzënë. Më vjen keq por është shumë argëtuese të vishesh. Nuk do ta lë atë pjesë të zhduket sepse trupi im po ndryshon.”, u shpreh Rihanna.
Kjo është një pikë që ajo shpreson se do të fuqizojë nënat e tjera në pritje.





