Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Të gjithë po flasin për fustanin madhështor të dasmës së Nicola Peltz

Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham u martuan ditën e djeshme, të cilët kishin organizuar një dasmë madhështore që kapi vlerën e $3.5 milionë.

Sot “Vogue” ka nxjerrë fotot ekskluzive të çiftit dhe të gjithëve ju ngelën sytë tek fustani i Nicola.

Fustani i saj u realizua nga dizajneri i Valentino-s, Pierpaolo Piccioli.

 

“Fustani më i bukur që kam parë ndonjëherë,” u shpreh stilistja Leslie Fremar për fustanin e nusërisë së aktores.

Ky ka qenë fustani i ëndrrave për Nicola, e cila është kujdesur vetë që nga skicat, zgjedhja e copës, dantellat etj.

Fustani shoqërohej me një vello të gjatë që e dekoron fustanin si “një vepër arti”.

Përsa i përket grimit dhe flokëve, aktorja kishte zgjedhur të qëndronte sa më thjesht, por me disa grimca të viteve ‘90.

Flokët janë pothuajse të pastiluar, qëndrojnë të kapur lehtë dhe me baluke.

Për grimin dhe flokët Nicola u frymëzua nga Claudia Schiffer dhe Brigitte Bardot.

 

Ndërsa për kostumin e dhëndrit, djalin e Victoria Beckham, Brooklynu kujdes Dior. Ai veshi një kostum të zi të krijuar nga dizajneri Kim Jones i Dior.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles