Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Në një date (takim) me bebushin”, Rihanna ishte veshur shumë sensuale!

Teksa festoi me disa nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit në festën e çmimeve Oscar të Jay-Z në Chateau Marmont, Rihanna i la pak vend imagjinatës me veshjen e saj.

Rihanna u dha 125 milionë ndjekësve të saj në Instagram një vështrim më të afërt të barkut të saj të rrumbullakosur me fotot që postoi mbrëmjen e djeshme.

 

Këngëtarja e njohur shkëlqeu me fustanin e saj të zi të tejdukshëm nga “Valentino”, i cili ishte krijuar posaçërisht për të nga drejtori kreativ i shtëpisë së modës Pierpaolo Piccioli.

Tek fotot e postuara ajo bënte shaka me ndjekësit e saj duke u shprehur se kishte dalë në një date (pra, takim) me bebushin e saj.

Ajo vuri në pah dekoltenë e saj, teksa pjesa lart e veshjes bënte kontrast me fundin e zi të gjatë të mbuluar me teminat e ndezura.
Riri e kompletoi pamjen e saj mahnitëse me një palë vathë të mëdhenj të rrethuar me diamante, të cilët ishin të përshtatur bukur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles