Sunday, September 24, 2023
More




    Beauty Fair Albania 2022: Zbulohen datat kur do mbahet panairi më i madh i bukurisë!





    Beauty Fair Albania është panairi më i madh i bukurisë, i organizuar nga Isida Mollaymeri.

    Që prej vitit 2019 ka nisur traditën e përvitshme në Shqipëri duke mbledhur brand-e shumë të njohura të bukurisë në një hapësirë të përbashkët siç është Pallati i Kongreseve.

    - Advertisement -

    Edicioni i parë i #BFA u realizua në 2019. Në vitin 2020 pati një pauzë për shkak të situatës së rënduar që u krijua nga pandemia globale, ndërsa në vitin 2021 u rikthye në sheshin Italia.  

    Beauty Fair Albania do rikthehet sërish në maj të këtij viti në Pallatin e Kongreseve dhe sivjet #BFA shënon edicionin e tretë.

    Mbrëmjen e djeshme janë zbuluar edhe datat se kur do të mbahet panairi më i madh i bukurisë.

    Stafi ka bërë me dije se Beauty Fair Albania ju le takim të gjithëve me datat 29/30 Prill dhe në 1 Maj në Pallatin e Kongreseve.

    Beauty Fair Albania në këtë edicion të tretë vjen me Paula Mehmetukaj si imazh zyrtar dhe Egzon Berisha si imazh mashkullor.

    Ky është viti i Tirana Youth Capital dhe prandaj Beauty Fair Albania mendoi të vijë nën shkëlqimin e imazheve të reja.

    Në Panairin më të madh të Bukurisë në Shqipëri do të gjeni gjithçka për vajzat dhe djemtë që e duan të bukurën, që kujdesen për veten me produkte profesionale e që rrezatojnë bukurinë.

    Kompanitë më të mira shqiptare të kozmetikës do t’i gjeni aty për të përkëdhelur veten me produktet e tyre, ku pse jo të përfitoni nga ofertat e surprizat që ata kanë menduar.

    Një gjë është e sigurt: të gjithë ata që duan të gjejnë produktet e duhuara për flokët, fytyrën, apo lëkurën mjafton të bëjnë një xhiro në #BFA dhe nuk do të zhgënjehen.

    Ju pret një edicion i paharrueshëm!

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img