Prej shumë kohësh Khloe Kardashian i kishte qëndruar besnike ngjyrës bjonde tek flokët.
Mesa duket për ngjyrën ajo është e bindur dhe nuk do ta ndryshojë, por ama për modelin tani ka ndjerë nevojën për një ndryshim.
Së fundmi, për festën e Beyonce-s dhe Jay Z në mbrëmjen e Oscar-it, ajo zgjodhi të provonte një model komplet ndryshe: prerjen bob dhe baluke të ndara anash.
Nëse po vini duart në kokë duke thënë si guxoi i preu gjithë ato flokë të gjatë, qetësohuni pasi janë thjesht baluke.
Me këtë model flokësh ajo ka dashur të jetë në koherencë me tendencat e fundit të modës ku duhet të nënvizojmë se flokët bob me baluke vijojnë të jenë trend.





