Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Le pas motrat Hadid, Dua Lipa pozon krah motrës për markën Versace

Dua Lipa kohët e fundit është kthyer në muzë për markën e njohur luksoze Versace, duke qenë dhe imazhi promovues.

Ajo ishte imazhi zyrtar për fushatën “Vjeshtë-Dimër 2021”. Gjithashtu ajo ka qenë pjesë e pasarelës në Milano, e cila e ka hapur dhe e mbyllur sfilatën.

Duket se ky bashkëpunim ka shkuar përtej kësaj. Së fundmi, Lipa ka realizuar një set fotografik ku shfaqet së bashku me motrën e saj, Rina. Në fokus të këtij seti ishte koleksioni i ri i çantave të Versace.

Nuk dimë të themi nëse kjo ka qenë zgjedhje e qëllimshme e motrave Lipa, por natyrshëm mund të bëjmë një paralelizëm mes tyre dhe motrave Hadid. Edhe Gigi dhe Bella janë po ashtu imazh i “Versace” dhe para disa ditësh u shfaqën si imazh i fushatës së fundit të shtëpisë së modës.

Vlen të përmendim se Rina Lipa prej vitesh ka nisur rrugëtimin e saj në botën e modelingut dhe ka qenë pjesë e disa firmave shumë të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles