Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Mos i humbisni: Përmbledhje me ngjarjet kryesore të Paris Fashion Week

Ka përfunduar edhe Java e Modës në Paris dhe mund të themi se këtë vit ishte e gjallë, e mbushur me plot njerëz që shihnin shpresë tek moda.

Shtëpitë e mëdha të modës prezantuan koleksionet e tyre më të fundit për sezonin “Vjeshtë/Dimër 2022”, por në shumicën e shfaqjeve iu kushtua rëndësi e madhe situatës aktuale në Ukrainë, ku stilistë, supermodele dhe influencues treguan mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Nëse do të bënim një përmbledhje, këto janë ngjarjet kryesore të Javës së Modës në Paris, që ndryshe mund t’i quajmë si highlights kryesore.

  • Rihanna ishte kryefjala e Javës së Modës në Paris

Pjesëmarrja e Rihanna-s në sfilatën e Dior do të jetë kujtim i paharrueshëm për të gjithë ne. Artistja po thyen të gjitha rregullat e stilit të grave shtatzënë duke prezantuar mënyra të reja stili, që ndryshe do t’i quanim mënyra shumë të guximshme që jo shumë mund të veshin atë që Riri ka veshur aktualisht.

  • Sfilata rozë e Valentinos

Stilisti i famshëm Pierpaolo Piccioli vendosi të krijojë një koleksion i gjithi në rozë, duke shprehur idenë se kjo ngjyrë simbolizon lirinë, individualitetin, energjinë etj.

  • Sfilata unike e Balenciagës

Koleksioni i Demna Gvasalia për Balenciaga ishte një temë mbi luftën aktuale, krizën klimatike dhe realitetin virtual. Modelet ecën në një ambient të mbyllur duke bërë rrugën e tyre në një stuhi bore artificiale. Sfilata u mbyll me dy look-e përfundimtare: një veshje e cila ishte një kostum i verdhë, ndërsa veshja tjetër ishte një fustan asimetrik blu i ndezur, që sinjalizonte flamurin ukrainas.

  • Paraqitja e Kim Kardashian në sfilatën e Balenciagës

Padyshim që një tjetër highlight është prezenca e Kim Kardashian në sfilatën e Balenciagës dhe mënyra se si ajo kishte vendosur të shfaqej. Nga koka te këmbët, Kim ishte veshur me shirita ngjitës të verdhë me logon e Balenciagës. Një veshje që ka marrë shumë vëmendje dhe komente të shumta.

  • Mini-fundet do jenë trend

Miu Miu na tregoi se mini-fundet nuk do të shkojnë askund dhe se gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit mund t’i kombinojmë  me një xhup oversize me një minifund. Hidhini një sy koleksionit të Miu Miu dhe mbani shënime.

  • Homazhi për stilistin e ndjerë Virgil Abloh

Industria e modës humbi një stilist të të mrekullueshëm dhe të talentuar si Virgil Abloh. Koleksioni i Off-White “Vjeshtë/Dimër 2022” ishte një homazh për stilistin e ndjerë, ose më mirë të themi një festë për punën e mahnitshme që ai bëri me markën e njohur. Kendall Jenner, Gigi Hadid dhe Bella Hadid, ishin të gjithë aty për mikun e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles