Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

6 ide veshje frymëzuar nga Sarah Berisha

Sarah Berisha është padyshim një ndër blogeret më të komentuara të momentit dhe sot më shumë se kurrë veshjet e saj janë në qendër të vëmendjes.

Që kur u bë pjesë e modës, Sarah ka tërhequr vëmendje me stilin e saj të veçantë.

Veshjet e saj kanë goditur gjithmonë dhe vajzat kanë gjetur veten tek ajo.

Stilin e saj mund ta përshkruajmë shumë feminil, unik që gjithmonë është në koherencë me tendencat më të fundit duke e afruar stilin e saj drejt modernes.

Çdokush që mund të bëjë një shëtitje në Instagramin e saj, mund të gjejnë grimca frymëzimi përsa i përket stilit.

Tek Instagrami i saj mund të gjesh çdolloj veshje, për çdo rast: duke filluar nga një veshje casual e sport deri tek ajo veshje me glamuroze që na duhet të veshim në darkë apo për evente të veçanta.

Ne kemi përzgjedhur 5 veshje tona të preferuara nga ajo, që pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Albania.

Kemi vënë re që Sarah është adhuruese e kostumeve dhe jo rastësisht, pasi kostumet janë një ndër trendet që nuk kanë për të shkuar askund për një kohë të gjatë. Ajo i vesh shpesh dhe luan shpesh me ngjyra. Ky kostumi i bardhë i shkon asaj kaq shumë.

Dhe për të mbetur tek kostumet, Sarah ka përqafuar trendin e kostumeve lëkurë. Ky kostum lëkurë ngjyrë kafe e bën të duket kaq bukur dhe me klas.

Nëse duam që një mbrëmje të dalim për një darkë apo një gotë me shoqërinë, por nuk doni që të visheni me fustan apo funde dhe dëshironi diçka më komode, Sarah na ka dhënë zgjidhjen e pantallonave me një crop-top, shoqëruar me taka sigurisht, për t’i dhënë edhe rëndësinë e duhur të dalurit që po bëni.

 

Sarah na bëri që t’i duam akoma më shumë getat me motive dhe logo që janë edhe trendi i momentit duke e shndërruar veshjen tuaj nga e zakonshme në shumë stil. Pulovra jeshile gjithashtu është shumë në modë tani dhe kjo veshje në total është perfekte në çdo moment të ditës.

Sarah ka përqafuar edhe dorashkat e mbrëmjes të stilit retro që padyshim është trendi që po bën një rikthim të fuqishëm. Duket kaq stil dhe sensuale në të njëjtën kohë

Sarah gjithashtu na ka treguar që të mos qëndrojmë vetëm tek palltot e zeza që mund të kthehen deri diku të mërzitshme, por të eksperimentojmë me ngjyra. Për shembull ajo ka zgjedhur një pallto të kuqe dhe e sigurt është që me këtë pallto, të gjithë do kthejnë sytë tek ju.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles