Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Rikthim në vitet ‘60! Zendaya na paralajmëron për këtë trend të flokëve shumë retro

Gjatë Javës së Modës, pamjet e bukura të krijuara në prapaskenë janë shpesh po aq tërheqëse sa edhe veshjet në sfilatë.

Këtu bazohemi duke parë yjet ndërkombëtar se si vishen gjatë pjesëmarrjes së tyre nëpër sfilata.

Aktorja e njohur Zendaya e cila po bën namin me filmin “Euphoria” dukej mahnitëse me një kostum ngjyrë rozë në sfilatën e “Valentino”, por ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendje ishte modeli i saj i flokëve.

Zendaya kishte rikthyer modelin klasik të flokëve të kthyer në fund, frymëzuar nga vitet 1960. Gjithashtu u komentua shumë peneli i zi i theksuar.

Pavarësisht se në dukje duket një paraqitje e thjeshtë,  fituesja e Emmy Awards arriti ta bëjë atë një look të jashtëzakonshëm.

Flokët e hedhura në një anë dhe një pjesë të kaluara pas veshit i dhanë një stil shumë retro.

Nuk do habiteshim nëse këtë model flokësh do e shihnim si trend kudo, pasi Zendaya përveçse e talentuar në aktrim, është kthyer në ikonë mode.

Jo më kot ajo për vitin 2021 mori çmimin “Ikonë mode”. Zendaya është e njohur për stilin e saj të pakrahasueshëm që i bën të gjithë të kthejnë kokën në çdo ngjarje publike ku shfaqet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles