Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Njihuni me Egzon Berisha, imazhi mashkullor i Beauty Fair Albania 2022

Beauty Fair Albania është panairi më i madh i bukurisë, i organizuar nga Isida Mollaymeri.

Që prej vitit 2019 ka nisur traditën e përvitshme në Shqipëri duke mbledhur brand-e shumë të njohura të bukurisë në një hapësirë të përbashkët siç është Pallati i Kongreseve.

Edicioni i parë i #BFA u realizua në 2019. Në vitin 2020 pati një pauzë për shkak të situatës së rënduar që u krijua nga pandemia globale, ndërsa në vitin 2021 u rikthye në sheshin Italia.  

Beauty Fair Albania do rikthehet sërish në maj të këtij viti në Pallatin e Kongreseve.

Ndërkohë që priten të publikohen datat se kur do të mbahet është zbuluar edhe imazhi mashkullor i Beauty Fair Albania 2022.

Stafi i Beauty Fair Albania ka zgjedhur modelin Egzon Berisha, një figurë shumë e konsoliduar në botën e modelingut, ku fama e tij ka kaluar përtej kufijve shqiptarë.

Egzon Berisha edhe pse ka studiuar për menaxhim biznesi, pasioni i tij më i madh mbetet modelingu, prandaj dhe kohën e tij më të madhe ia ka dedikuar botës së modës dhe bukurisë.

Me plot bindje mund të themi që është një model shumë i suksesshëm dhe jo më kot industria e modelingut jashtë e ka vlerësuar.

Egzoni ka qenë imazhi i revistave prestigjoze në botë si “Vogue”, “Forbes”, dhe i shumë shtëpive të rëndësishme të modës si: “Calvin Klein”, “Dolce & Gabbana”, “Paul Direk”, “Hugo Boss”, “YSL”, “Boyner”.

Gjithashtu Egzon Berisha ka qenë imazhi zyrtar i fushatave të shumta publicitare në Austri, Gjermani, Turqi, Tailandë dhe Kore të Jugut.

Për realizimin e fotos së Egzon Berishës për #BFA3 është kujdesur Endrit Mërtiri i cili ka shkrepur foton perfekte.

Vlen të rikujtojmë se imazhi zyrtar femëror i Beauty Fair Albania është Paula Mehmetukaj.

Ky është viti i Tirana Youth Capital dhe prandaj Beauty Fair Albania mendoi të vijë nën shkëlqimin e imazheve të reja.

Paula Mehmetukaj  përfaqësoi Shqipërinë me plot dinjitet në New York në MISS UNIVERSE.

Së shpejti presim të publikohen datat e edicionit të tretë të Beauty Fair Albania, por edhe detajet apo surprizat që stafi i #BFA ka rezervuar për këtë vit.

Ama një gjë është e sigurt: të gjithë ata që duan të gjejnë produktet e duhuara për flokët, fytyrën, apo lëkurën mjafton të bëjnë një xhiro në #BFA dhe nuk do të zhgënjehen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles