Monday, August 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Boo sa turp!” Rozana Radi nuk përmbahet: Po lahuni o njerëz, lahuni

Rozana Radi ka ndarë me ndjekësit një episod aspak të këndshëm që duket se i ka ndodhur gjatë përdorimit të një ashensori.

Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja dhe moderatorja shfaqet duke mbuluar hundën, ndërsa nuk i ka kursyer fjalët për personin që kishte përdorur ashensorin para saj.

“Boooooo sa turp! Merr ashensorin, hapet dera, del dikush nga ashensori dhe ti futesh brenda… por aty të pret një erë djerse e tmerrshme!”, shkruan Rozana.
Ajo vijon reagimin duke ngritur pyetjen se si disa njerëz ende neglizhojnë higjienën personale dhe përdorimin e antidjersës.

“Nuk e di, a nuk ju vjen turp njerëzve? Nuk e kuptoj pse disa njerëz ende nuk e kanë zbuluar antidjersën?! Po lahuni, o njerëz, lahuni!”, përfundon ajo.

Postimi i Rozana Radit vjen me tone të drejtpërdrejta dhe humoristike, por njëkohësisht përcjell edhe një mesazh të qartë për rëndësinë e higjienës personale, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles