Ish-finalistja e BBVK u shfaq me barkun e rrumbullakosur në premierën e reality show-t të saj, “Eagle Queen”, duke i dhënë fund aludimeve që kishin qarkulluar prej javësh në rrjetet sociale.
Në një intervistë, Juliana tregoi se ka zgjedhur të bëhet nënë përmes fertilizimit in vitro (IVF), duke e nisur këtë rrugëtim pa një partner. Ajo iu përgjigj edhe kuriozitetit të madh të publikut për identitetin e babait biologjik të foshnjës, duke bërë të ditur se donatori është shqiptar.
“Personi që ka dhënë pjesën e 49 përqindshit të formimit të embrionit është donator shqiptar. Shqiptar është beba, shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba,” u shpreh ajo.
Juliana theksoi se ky ishte një vendim i menduar gjatë dhe jo një zgjedhje e marrë në nxitim. Sipas saj, preferoi këtë rrugë për të mos rrezikuar qetësinë e saj dhe të fëmijës me një marrëdhënie që në të ardhmen mund të mos funksiononte.
Ajo komentoi edhe kritikat që ka marrë pas këtij vendimi, duke u shprehur se askush nuk mund ta gjykojë pa qenë në vendin e saj. Sipas Julianës, mbështetjen më të madhe e ka marrë nga gratë, ndërsa reagimet negative kanë ardhur kryesisht nga meshkujt.




