Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka zgjedhur ta urojë në mënyrë të veçantë Adriolën me rastin e ditëlindjes së saj.
Në një postim të publikuar në Instagram, artisti ndau një fotografi të afërt me të, ndërsa e shoqëroi me një mesazh plot dashuri:
“Bota u bë pak më e ndritshme ditën që ti erdhe. Gëzuar ditëlindjen!” 💝
Urimi i tij nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët reaguan menjëherë me komente dhe urime, duke e cilësuar dedikimin si një nga më të ëmbëlit. Postimi u publikua në ditën e ditëlindjes së Adriolës dhe ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.




