Këngëtarja e njohur shqiptare Çiljeta Xhilaga dhe portieri Alban Hoxha festojnë sot 10 vite në një lidhje të qëndrueshme. Çifti, i cili prej vitesh është ndër më të komentuarit në publik, ka ndarë herë pas here momente nga jeta e tyre personale me ndjekësit.
Me këtë rast, Çiljeta ka zgjedhur ta shoqërojë përvjetorin me një mesazh plot humor dhe dashuri: “10 vite bashkë… ai ende më duron, unë ende kam të drejtë”.
Historia e tyre vijon të jetë një nga marrëdhëniet më të konsoliduara në showbizin shqiptar, duke dëshmuar se dashuria dhe mirëkuptimi mbeten çelësi i një lidhjeje të suksesshme.





