Friday, April 17, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Akili thyen heshtjen për vendimin e papritur për t’u larguar nga “Ferma Vip 3”

Një nga momentet më të komentuara nga “Ferma Vip 3” ka qenë vendimi i papritur i aktorit Akil Varfi, për të ndërprerë garën e tij në këtë format.

Në rrjet është komentuar gjerë e gjatë se aktori sakrifikoi lojën e tij për të shpëtuar Gresën nga nominimi, ndërsa në lidhje me këtë situatë ai është shprehur se brenda fermës ai nuk ishte vetvetja.

Duke e komentuar pjesëmarrjen e tij në “Ferma Vip 3” aktori u shpreh se këtë rrugëtim do ta mbajë mend si eksperiencë sa të bukur aq dhe të lodhshme e stresuese.  Ndërsa shtoi se ndikim të madh ka pasur dhe izolimi i tij disa ditor në këtë format televiziv.

“Eksperienca ishte deri diku e bukur, e lodhshme, stresuese, izolimi bëri gjënë e vet… Por që do ta mbaj mend si diçka shumë të bukur”, u shpreh ai.

“Ndoshta më penalizoi euforia. Ky nuk është Akili në jetën reale”, shtoi më tej aktori duke kërkuar këtu mirëkuptimin e ndjekësave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles