Një nga momentet më të komentuara nga “Ferma Vip 3” ka qenë vendimi i papritur i aktorit Akil Varfi, për të ndërprerë garën e tij në këtë format.
Në rrjet është komentuar gjerë e gjatë se aktori sakrifikoi lojën e tij për të shpëtuar Gresën nga nominimi, ndërsa në lidhje me këtë situatë ai është shprehur se brenda fermës ai nuk ishte vetvetja.
Duke e komentuar pjesëmarrjen e tij në “Ferma Vip 3” aktori u shpreh se këtë rrugëtim do ta mbajë mend si eksperiencë sa të bukur aq dhe të lodhshme e stresuese. Ndërsa shtoi se ndikim të madh ka pasur dhe izolimi i tij disa ditor në këtë format televiziv.
“Eksperienca ishte deri diku e bukur, e lodhshme, stresuese, izolimi bëri gjënë e vet… Por që do ta mbaj mend si diçka shumë të bukur”, u shpreh ai.
“Ndoshta më penalizoi euforia. Ky nuk është Akili në jetën reale”, shtoi më tej aktori duke kërkuar këtu mirëkuptimin e ndjekësave.




