Gjatë prime-t të sotëm debate të ashpra janë zhvilluar mes Rogertit dhe Mirit, duke nxjerrë në pah një krisje të shoqërisë së tyre. Ndërsa Juela ka përfunduar rrugëtimin e saj në këtë edicion të “Big Brother Vip Albania”.
Banorët kanë vënë në dyshim ortakërinë e tyre, pasi vetë Miri është shprehur se Rogerti në shumë raste ka dalë kundër tij.
I pyetur nga moderatori nëse Miri i merr për bazë deklaratat e Rogertit për marrëdhënien e banorit me Selinin, ai tha nuk merr parasysh asgjë nga ai, që deri dje e konsideronte si shok.
“Asnjë gjë nuk i marr për bazë, më shkel syrin, më fut krahun pastaj më del kundër. Jo ti do këtë jo do atë” tha Miri.
Miri: Rogerti vazhdon akoma me provokimet e tij. Hedh gjithmonë hipoteza. Do të më lërë “dopjo gjashtën” në dorë. Rogert, më thuaj nëse të kam sulmuar gjithë këto ditë që kemi qenë bashkë? Ti do e fitosh, ti je më i miri. Më lër mua ta humbas. Ti çfarë nuk ke thënë kundër meje. Asnjë gjë nuk i marr për bazë, më shkel syrin, më fut krahun pastaj më del kundër. Jo ti do këtë jo do atë.
Në nominimin kokën më kokë me Edisën dhe Shëndritin, Juela ishte banorja më pak e preferuar e për pasojë rrugëtimi i saj në këtë format televiziv përfundoi sonte.
Në momentin kur moderator njoftoi se Juela lë sonte shtëpinë e “BBVA5”, Selini shpërtheu në të qeshura.
Ndërsa Miri u shpreh se arsyeja e largimit të Juelës nga “BBVA5” është bërë Rogerti.




