Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Sara Gjordeni në mbështetje të Brikenës dhe Mateos: Do të ishin çifti më i bukur që Big Brother ka pasur

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka shprehur hapur mbështetjen e saj për dy nga banorët aktualë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Mateon dhe Brikenën.

Përmes një postimi në “Instastory”, Sara ka ndarë një moment nga spektakli, duke theksuar se të dy banorët janë të fortë dhe të sinqertë në lojën e tyre. Ajo është shprehur se Mateo duhet ta kuptojë situatën, pasi është djalë dhe lojtar që, nëse dëshiron, mund të këmbëngulë për Brikenën, por sipas saj, Brikena nuk ka nevojë për më shumë forcë pasi është e aftë të qëndrojë vetë.

“Nqs bëhen çift, do jenë ndoshta çifti më i bukur që ka qenë në BBV”, – shkruan Sara në një tjetër postim, duke lënë të kuptohet se e sheh me pozitivitet afrimitetin mes tyre.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime në rrjet, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth raportit mes Mateos dhe Brikenës brenda shtëpisë së BBV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles