Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Rrëfehet” Bes Kallaku! Kënga e re dedikim edhe për Xhensila Myrtezajn? Flet mes rreshtash: Mes meje edhe teje dihet kush ishte fingjilli

Aktori dhe këngëtari i njohur shqiptar Besi Kallaku ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Rrëfim”, një këngë me tone të thella emocionale dhe reflektuese.

Në tekstin e këngës, Besi flet për heshtjen, gjykimin, rrëzimin dhe ringritjen, duke e kthyer projektin në një rrëfim personal që duket se prek periudha të vështira të jetës së tij. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje janë disa vargje që fansat po i konsiderojnë si mesazhe “mes rreshtash”.
Në një prej pjesëve ai shprehet:

“Janë thënë çfarë janë thënë, por nuk i përfilli.

Mes meje edhe teje dihet kush ishte fingjilli.”

Këto fjalë kanë ngritur pikëpyetje nëse kënga mund t’i dedikohet ish-bashkëshortes së tij, këngëtares Xhensila Myrtezaj. Edhe pse Besi nuk ka bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë për një dedikim konkret, publiku ka nisur të aludojë për një lidhje të mundshme mes tekstit dhe historisë së tyre personale.

“Rrëfim” vjen si një projekt që flet për pendesën, besimin dhe dritën pas errësirës – një mesazh që shumëkush mund ta lidhë me përjetime reale.

A është kjo një këngë dedikuar edhe Xhensilës, apo thjesht një reflektim i përgjithshëm mbi jetën? Për momentin, mbetet në interpretimin e dëgjuesve. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles