Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon! Çfarë u tha mes tyre?

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania solli emocione dhe surpriza, ndërsa në studio u rikthye ish-banorja Egli Tako. Ajo ishte pjesë e jurisë së spektaklit “Miss & Mister Big Brother”, duke dhënë vlerësimet e saj për konkurrentët. Por përtej rolit të saj në juri, një moment i veçantë tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.

Gjatë mbrëmjes, Egli u përball me DJ Gimbon, mikun e ngushtë të Gjestit. Përshëndetja mes tyre ishte e ngrohtë dhe plot familiaritet, gjë që nuk kaloi pa u vënë re.

“Ça po bën, si të kam zemër?”, – iu drejtua Gimbo me tone miqësore.

Egli iu përgjigj me buzëqeshje: “Mirë, juve si jeni?”.

Takimi u mbyll me fjalët e tij: “Më vjen mirë që të pashë”.

Një shkëmbim i thjeshtë, por mjaftueshëm për të ndezur diskutime online.

Ndjekësit e spektaklit e panë këtë përshëndetje si më shumë sesa një takim formal. Arsyeja? Historia e kaluar mes Eglit dhe Gjestit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles